Cassano: Interi e fiton titullin në Itali

26 gusht 2019 | 19:25

Antonio Cassano, vazhdon të bëjë deklarata të bujshme, teksa ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Tiki Taka” në “Italia 1”.

Ish-lojtari, i njohur tashmë si tifoz i Interit, ka besim tek Antonio Conte, dhe beson se zikaltrit do e fitojnë Serinë A këtë sezon, ndërsa prek edhe tema të tjera, si ajo e Ikardit.

SCUDETTO – Interi do ta fitojë kampionatin këtë sezon. Loja e Contes më pëlqen, i bën lojtarët të japin më të mirën e tyre. Jam i bindur se do bëjë shumë mirë, do i hapë punë Juves dhe do e fitojë kampionatin. Të kesh në stol një trajner si Conte, të jep plot 15 pikë më shumë. Gjëja e vetme qe nuk më bind janë krahët, por më pëlqen mbrojtja.

JUVE E NAPOLI – Juvja nuk më bind me Sarrin. Napoli nga ana tjetër, mund të luftojë për titullin, është një ekip i fortë, edhe pse ndoshta për një rrugëtim kaq të gjatë mund t’i duhet diçka shtesë. Prandaj nuk jam i bindur për suksesin final të tyre.

ICARDI – Juventusi po e pret, kurse tek Interi nuk e do asnjë. Ai e di mirë që nuk do e prekë më fushën. Unë e them atë që mendoj, nuk më plas shumë. Sipas meje, nëse ai vazhdon të qëndrojë ashtu, do bëjë një autogol të madh. Pastaj, gabimi është që flitet kaq shumë për këtë gjë.

HIGUAIN – Ai është 32-vjeçar dhe ka bërë më shumë se 350 gola. Ende nuk ka mbushur 40. Është gjithmonë titullar, kudol që luan.

DYBALA – Ai duhet të sillet si një sulmues, ose të largohet. Paratiçi thotë çfarë dëshiron. Ai shprehet se Dybala është kampion, por nëse është i tillë, atëherë pse nuk e mbajnë?

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me prezencën e kryetares së Forumit të Gruas të Nismës…