Batatina paralajmëron 5 000 shikues ndaj Ballkanit

27 gusht 2019 | 08:11

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se 5 000 shikues do të jenë të pranishëm në ndeshjen ndaj Ballkanit.

“Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’, i gatshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj Ballkanit për të gjithë tifozët llapjanë dhe ‘Legjendat’. I presim jo më pak se 5 000 shikues në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’”, ka shkruar Batatina.

Duket se ky paralajmërim i trajnerit llapjan vjen për ta trembur skuadrën kundërshtare pas humbjes që pësoi Llapi nga Drenica dhe fitores së arritur nga Ballkani ndaj Feronikelit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, sonte (e martë) do…