Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, nuk raportohet për persona të lënduar

27 gusht 2019 | 15:33

Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot rreth orës 13:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Sipas komunikatës së policisë, dyshohet se ka pas shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar.

“Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, është theksuar në komunikatën e policisë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësja e Përfaqësues së Kosovës në konkurrencën e femrave, Afërditë…