Pacolli bënë homazhe te varri i heroit Ismet Rrahmani

27 gusht 2019 | 15:37

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek varri i heroit të kombit, Ismet Rrahmani.

Me pas, i pari i AKR-së ka vizituar edhe kullën e dëshmorit të lirisë në Aqarevë të komunës ë Skenderajt.

Me këtë rast, Pacolli ka vlerësuar lartë jetën dhe veprën e heroit, Ismet Rrahmani.

“Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, me bashkëpunëtorë sot bëri homazhe tek varri i heroit të kombit, njeriut të pendës dhe pushkës, Ismet Rrahmani, në përvjetorin e rënies heroike të tij.  Ai vizitoi edhe kullën e dëshmorit të lirisë në Aqarevë. Dëshmori Ismet Rrahmani ishte edhe mësues shembull dhe i përkushtuar i kësaj ane. Me këtë rast Presidenti Pacolli vlerësoj lartë jetën dhe veprën e heroit, Ismet Rrahmani, në edukimin e brezave të rinjë dhe luftën e tij çlirimtare për lirinë e Kosovës”, është thënë në komunikatën për medie të LDK-së.

Image may contain: 7 people, people standing and outdoor

Image may contain: 5 people, people standing and people sitting

Image may contain: 4 people, people standing

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot rreth…