Haziri: LDK-ja ka opsion vetëm Vetëvendosjen për koalicion parazgjedhor
Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, thënë se koalicioni i mundshëm LDK-Vetëvendosje do të ngjallte shpresën në popull.
Haziri ka thënë se sot Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që opsion i vetëm i mundshëm për një koalicion parazgjedhor është Vetëvendosje.
“Me vendim të veçantë është përjashtuar mundësia e koalicioneve para dhe pas zgjedhore me PDK-në, por edhe me partitë tjera”, ka thënë ai.
Haziri ka thënë se pas dy viteve përvoje në Kuvend në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, LDK-ja ka konfirmuar se ka vullnet politikë për bashkëpunim me Vetëvendosjen edhe në të ardhmen.
“Vullneti politik ekziston. Duhet të shtjerrën të gjitha mundësitë që ky vullnet të kapitalizohet në koalicion parazgjedhorë”, ka treguar Haziri në “RTV Dukagjini”.
Më tutje, Haziri ka thënë se një koalicion i tillë do të largonte varësinë dhe ndikimin e Listës Serbe në qeverisje.
Ai ka thënë se LDK-ja dhe Vetëvendosje do të balanconin interesat në të mirë të vendit.