Lista Serbe: Shqiptarët dhe disa qarqe ndërkombëtare po gjejnë serbë me qira

28 gusht 2019 | 10:36

Lista Serbe ka theksuar se shqiptarët dhe disa ndërkombëtarë gjithmonë “do të gjejnë serbë me qira”.

“Aq shumë jemi përpjekur që të ruajmë unitetin e serbëve në Kosovë, jemi të pikëlluar nga fakti që shqiptarët dhe disa qarqe ndërkombëtare gjithmonë do të gjejnë disa serbë me qira”.

Kështu ka thënë Lista Serbe sipas së cilës krejt kjo po bëhet me qëllim që të krijohet artificialisht një ndarje në shoqërinë serbe që do të shkojë në favor të armikut të mbijetesës serbe .

Kjo listë ka theksuar  se megjithatë është e lumtur të shohë se kush do të kundërshtojë mbijetesën serbe, popullin serb dhe Listën Serbe, shkruan “Tanjug”.

Kjo “ankesë” e Listës Serbe vjen pak ditë pas një komunikate të SLS-së së Sllobodan Petroviqit, në të cilën akuzohej partia e Rakiqit se po tenton që përmes frikës dhe propagandës të përçajë serbët.

Sipas SLS-së një gjë e tillë po bëhët pasi që ‘Srpska’ e ka humbur pushtetin dhe besimin e serbëve të Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç taksës së vendosur prej kohësh, përdoruesve të Rrugës së…