Mustafa Bajrami i bashkohet AAK-së

28 gusht 2019 | 10:44

Doktori i logjikës dhe filozofisë analitike, Mustafa Bajrami i është bashkuar AAK-së.

Lajmin e ka bërë me dije lideri i AAK-së,Ramush Haradinaj nëpërmjet  llogarisë se vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Interesimi i jashtëzakonshëm i profesionistëve të fushave të ndryshme për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet, dëshmon qartë besimin në vlerat tona.

Sot, zyrtarisht rrugëtimit tonë politik iu bashkua Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike.

Ai studimet bachelor i përfundoi në Egjipt, ndërsa studimet master dhe doktoraturën në Turqi. Mirënjohës për besimin dhe njëkohësisht shpreh konsideratën time për familjen dhe babanë e tij, H. Jetish Bajrami, ish Kryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti i Kosovës, i cili gëzon respekt të madh nga të gjithë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
28.08.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizren Punime…