![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/08/flet-naser-rugova-1.jpg)
Rugova: Vetëvendosje e ka të qartë se posti i kryeministrit i takon LDK-së
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova, ka deklaruar se partia e tij nuk do të lëshojë pe në postin e kryeministrit, prandaj lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka filluar të reflektojë sa i përket kësaj pozite dhe rrjedhimisht do ta pranojë kandidaturën e Vjosa Osmanit.
Rugova ka thënë se koalicioni mes LDK-së dhe LVV-së është shpresa e vetme për vendin.
Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka deklaruar se pozita e kryeministrit në qeverinë e ardhshme duhet t’i takojë partisë së tij, prandaj partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, duhet ta pranojë këtë fakt nëse dëshiron të lidhë koalicion me LDK-në.
“Tani edhe z. Kurti, edhe LVV-ja e kanë të qartë se nuk ka kandidat më kompetent, më të përgjegjshëm dhe që e do këtë vend sikur Vjosa Osmani. Prandaj unë besoj fuqishëm që edhe z. Kurti tashmë ka filluar të reflektojë, do ta pranojë një kandidaturë, e cila i bën nder edhe LDK-së, edhe LVV-së, por edhe Kosovës dhe institucioneve të saj”, ka thënë Rugova për “Zërin”.