Miley Cyrus jep një tjetër detaj nga ndarja me Liam Hemsworth

28 gusht 2019 | 11:42

Ndarja e Miley Cyrus me Liam Hemsworth është komentuar gjatë nga faqet rozë. Pasi ka mohuar zërat për tradhti nga ana e aktorit, këngëtarja ka bërë një tatuazh që duket se tregon se si po e përjetonte martesën.

Ajo është frymëzuar nga grupi Pixie për tatuazhin e radhës, të cilin e kanë vënë re të gjithë në performancën e saj në MTV VMA.

“Koka ime ndihej e frikësuar, por zemra ime ndihej e lirë”, ka shkruar këngëtarja në krahun e saj.

Njerëzit kanë thënë se kjo frazë lidhet me këngën e Pixies “The Thing”, i cili u publikua në vitin 1990. Sipas medieve të huaja, tatuazhi tregon gjendjen psikologjike të Miley-t kur ishte e martuar.

Për këtë arsye, ajo i dha fund lidhjes me Liam dhe tani po shijon romancën e re me Kaitlynn Jenner.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatori do të sjellë shumë pranë tokës një asteroid, përmasat…