Vogel: Xhaka ishte më mbresëlënës se Shaqiri

28 gusht 2019 | 12:39

Ish-trajneri i Baselit, Heiko Vogel, beson se Granit Xhaka ishte futbollisti më i mirë që ai e kishte parë në Basel, duke i kaluar Xherdan Shaqirin dhe Mohamed Salahun.

Xhaka ishte një nga shumë futbollistë që depërtuan nga skuadra e njohur zvicerane te klubet e mëdha evropiane.

“Granit Xhaka  ishte lojtar më mbresëlënës gjatë kohës sime në Basel. Ju duhet ta dini kontekstin. Xherdan Shaqiri erdhi me pritshmëri të larta dhe ai menjëherë u integrua në skuadër dhe bëri punë të mrekullueshme”, ka thënë Vogel për “Goal”.  “Në vitin e parë në kampionat, ne ishim jashtëzakonisht afër triumfit. Në xhiron finale ne e kishim një ndeshje si mysafir kundër Young Boysit, që ishte për titull”, u shpreh Vogel.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), Milaim Zeka, ka…