Trajneri i Çekisë vlerëson Kosovën
28 gusht 2019
| 23:31
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të përballet më 7 shtator me Çekinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka folur për këtë ndeshje duke i vlerësuar maksimalisht “Dardanët”.
“Ne kemi rivalë me të vërtetë sfidues. Në veçanti, Kosova, e cila është më e afërt me ne në tabelë dhe është situatë e rrezikshme. Por besoj se mund ta kontrollojmë”, ka thënë Silhavy.