Nesër takohen Dukagjini – Drita

29 gusht 2019 | 08:37

Ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Dritës, e cila zhvillohet nesër (e premte) në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, do ta hapë javën e 3-të në IPKO Superligë.

Ndërkohë, tri ndeshje do të luhen të shtunën, ndër të cilat edhe dueli ndërmjet kampionit dhe nënkampionit të edicionit të kaluar, Feronikelit dhe Prishtinës.

Ndërsa të dielën zhvillohen dy ndeshjet e fundit të kësaj jave, ku takohen Trepça’89 – Drenica dhe Gjilani – Vushtrria, pas të cilave skuadrat do të pushojnë për shkak të ndeshjeve të përfaqësueses.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Mitrovica ka…