Takohen Mustafa e Kurti
Një ditë para se të përfundojë afati për zyrtarizimin e koalicioneve parazgjedhore, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti janë takuar sërish.
“Klan Kosova” ka marrë vesh se ky takim që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në njërin nga hotelet luksoze të Prishtinës ka qenë shumë i shkurtër pasi ka zgjatur vetëm 15 minuta.
Megjithatë, akoma nuk dihet nëse Mustafa dhe Kurti kanë rënë dakord që të bëhen bashkë për zgjedhjet e 6 tetorit.
Nominimi për postin e kryeministrit, i ndarë mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, vazhdon të mbetet një temë për të cilën nuk po bien dakord dy liderët partiakë.
“Klan Kosova” ka marrë vesh po ashtu se Kurti dhe Mustafa pritet ta kenë një takim tjetër edhe nesër kur edhe zyrtarisht përfundon afati për koalicionet parazgjedhore.