Sot shorti i Ligës së Kampionëve

29 gusht 2019 | 11:59

Shorti për fazën e grupeve të edicionit 2019/20 të Ligës së Kampionëve do të mbahet të enjten, më 29 gusht, në orën 18:00.

Të përfshira do të jenë 32 klube, të cilat do të ndahen në tetë grupe me nga katër klube. 26 klubet që e siguruan pjesëmarrjen në këtë edicion të Ligës së Kampionëve përmes sukseseve të sezonit të kaluar janë: Barcelona, Real Madridi, Atletico Madridi, Valencia, Liverpooli, Chelsea, Manchester City, Tottenhami, Juventusi, Napoli, Interi, Atalanta, Bayern Munichi, Borussia Dortmundi, Bayer Leverkuseni, RB Leipzigi, Paris Saint-Germaini, Lyoni, Lille, Zeniti, Lokomotiv Moscow, Benfica, Shakhtar Donetsku, Genku, Galatasaray and RB Salzburg. Ndërsa, gjashtë skuadra të tjera do t’i shtohen kësaj liste pas përfundimit të fazës “play-off”-s.

Deri më tani kualifikimin në fazën e grupeve e kanë siguruar Crvena Zvezda, Olympiacos dhe GNK Dinamo, kurse pritet konfirmimi edhe për tri të tjerat. Skuadra do të ndahen në katër vazo, të cilat caktohen ose nga shuma e pikëve të fituara gjatë pesë vjetëve të fundit ose nga koeficienti i Federatës së tyre gjatë së njëjtës periudhë kohore.

Në vazon e parë radhiten kampioni i Ligës së Kampionëve, kampioni i Ligës së Evropës dhe kampionët e gjashtë ligave më të mëdha në botë. Radhitja në tri vazot e tjera varet nga koeficienti i klubeve. Asnjë klub s’mund të luajë kundër ndonjë klubi nga i njëjti vend. Për më tepër, sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, klubet nga Rusia dhe Ukraina s’do të lejohen të luajnë kundër njëri-tjetrit.

Data kur zhvillohen ndeshjet:

17/18 shtator: Faza e grupeve, ndeshja e parë
1/2 tetor: Faza e grupeve, ndeshja e dytë
22/23 tetor: Faza e grupeve, ndeshja e tretë
5/6 nëntor: Faza e grupeve, ndeshja e katërt
26/27 nëntor: Faza e grupeve, ndeshja e pestë
10/11 dhjetor: Faza e grupeve, ndeshja e gjashtë
Finalja e këtij edicioni do të zhvillohet më 30 maj, në stadiumin “Ataturk Olimpiyat Stadi” në Stamboll.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikayla Demaiter mund të konsiderohet pa frikë si portieria e…