Rikthehet fruthi në Shqipëri

29 gusht 2019 | 12:16

Shqipëria ka humbur statusin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) si vend ku sëmundja virale e fruthit konsiderohej e eliminuar.

Rastet e fundit të infektimit e kanë futur vendin tonë në listën e shteteve të rrezikuara nga fruthi.

Së bashku me Shqipërinë, OBSh-ja ia ka hequr statusin edhe Greqisë me Republikën Çeke, ndërkohë që Britania e Madhe e ka humbur statusin në fillim të muajit. Edhe ShBA-ja rrezikon që të përfshihet në vendet të prekura nga virusi.

Raportimi i fundit në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë për sëmundjen e fruthit i përket janarit të këtij viti. Deri më 22 janar 2019 numri i të prekurve nga fruthi ishte 30 raste (pozitive). Rastet e konfirmuara i përkisnin kryesisht grupmoshës nën 2 vjeç.

Fruthi ose morbilli, e njohur edhe si e “keqja e vogël”, ёshtё sëmundje ngjitёse virale, qё klinikisht pёrcillet me temeraturё tё lartё, me shenja tё shprehura katarrale dhe paraqitjen e ekzantemës nёpёr lёkurё dhe enantemёs nё mukoza. Fruthi zakonisht infekton moshat fёminore, por mund tё paraqitet edhe te tё rriturit. Fruthi pёrhapet pёrmes spërklave tё ajrit. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Të gjitha shkollat në komunën e Deçanit të jenë të…