PSD-ja ia merr Vetëvendosjes asamblistin më të votuar në Gjilan

29 gusht 2019 | 17:38

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Xhelal Hajrullahu, i është bashkuar Partisë Socialdemokrate (PSD).

Sekretari organizativ i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Hajrullahu ka qenë asamblisti më i votuar i Vetëvendosjes në Gjilan.

“Xhelal Hajrullahu, asamblisti më i votuar i VV-së në Gjilan, sot u bashkua me ne. Ishim bashkë në përpjekjet tona për një Kosovë më të mirë. Jemi ribashkuar për t’i realizuar ato përpjekje. Anëtarësimet e shumta në PSD gjithandej Kosovës, po e konfirmojnë koalicionin fitues. 100 % për Kosovën! 100 % për njerëzit!”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/DardanMolliqaj8/photos/a.1024306590924575/2611077488914136/?type=3&theater

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate në Prizren ka marrë vendim për t’u larguar…