Agim Bahtiri: Ka ardhur koha e Qeverisë Kurti

29 gusht 2019 | 17:45

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ka ardhur koha e qeverisë e cila do të drejtohet nga lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti.

Bahtiri ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes janë duke i dhënë frymë fitores se zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Ishte kënaqësi mbrëmë të takohem me shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po i japin frymë fitores së 6 tetorit. Në këtë takim masiv festuam angazhimin e mijëra të anëtarëve të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje për fushatën zgjedhore që nis pas pak ditësh.

Me këtë mbështetje popullore që ka Lëvizja Vetëvendosje fitorja është e sigurt. Ndryshimi tashmë ka nisur, sepse të gjithë e kanë kuptuar se ka ardhur koha e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Faleminderit gjithë aktivistëve për mikpritjen që më bën”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Xhelal Hajrullahu, i është…