Një delegacion i lartë i Agjencisë së Mjedisit të Evropës po viziton Kosovën

29 gusht 2019 | 22:39

Në Kosovë po qëndron për vizitë një delegacion i lartë i Agjencisë së Mjedisit të Evropës i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv i kësaj agjencie Hans Bruyninckx.

Qëllimi i vizitës është fuqizimi i bashkëpunimit në mes të Agjencisë së Mjedisit të Evropës dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës si dhe të shkëmbehen informata dhe diskutime mbi zhvillimet e fundit mjedisore në Kosovë dhe nevojat për të ardhmen në kuadër të këtij bashkëpunim.

Gjatë qëndrimit në Kosovë delegacioni i Agjencisë së Mjedisit të Evropës përveç takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj dhe me kryeshefin e AMMK-së, Ilir Morina ka pasur një takim pune edhe me stafin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Qendrat Referente për bashkëpunim me Rrjetit Evropian për Informim dhe Vëzhgim Mjedisor/EIONET, ku është diskutuar për arritjet, sfidat dhe perspektivën e bashkëpunimit për periudhën e ardhshme.

Delegacioni i lartë i Agjencisë së Mjedisit të Evropës të premten do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të lartë nga institucionet e Kosovës dhe të zyrës së BE në Kosovë si dhe do të vizitojë ambientet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, është anëtare me të drejta të plota e rrjetit Evropian për Informim dhe Vëzhgim Mjedisor/EIONET që nga viti 2011, dhe përfaqësohet në këtë rrjet me 23 Qendra Referente për tematika të caktuara mjedisore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha,…