Krasniqi: Në Qeverinë Veseli nuk do të ketë vend për njerëz me aktakuza

29 gusht 2019 | 22:46

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në debatin përballë analistëve në T7, ka thënë se korrupsionin dhe krimin mund ta luftojë vetëm një njeri, e ai është Kadri Veseli.

Krasniqi ka pohuar se PDK-ja do të dalë e para në zgjedhje dhe do të hyjnë në koalicion me partitë tjera vetëm nëse i pranojnë kriteret e PDK-së që asnjë person me aktakuzë nuk do të ketë vend në Qeveri.

“Kryetari i PDK-së e ka bërë të qartë se zyrtarët me aktakuza nuk do të kenë pozita të larta udhëheqëse”, ka deklaruar  Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë po qëndron për vizitë një delegacion i lartë…