Elma Kameri transferohet në Belgjikë

29 gusht 2019 | 23:20

Hendbollistja më e mirë e Kosovës, Elma Kameri, është transferuar në Superligën e Belgjikës te skuadra “DHW United Antwerpen”.

“KHF Istogu, bordi udhëheqës, bashkëlojtarët dhe stafi i trajnerëve dhe adhuruesit e klubit e falënderojnë Elma Kamerin për gjithë kontributin e dhënë për klubin tonë dhe ajo është një ndër më meritoret për të gjitha të arriturat e Istogut. Ne jemi krenarë që për shumë vite pjesë e Istogut ka qenë hendbollistja më e mirë në vend, ku së bashku ndërtuam një skuadër model”, thuhet në njoftimin e KHF Istogu.

Elma Kameri është reprezentuese e rregullt e Kosovës, kurse me Istogun ka fituar dy herë rresht Kupën e Kosovës, titullin e kampionit, kurse ishte pjesë e 16 skuadrave më të mira në Evropë në kupën Challenge Cup. Ndërsa është shpallur golashënuesja më e mirë në Kosovë, tri herë beku i majtë më i mirë i Kosovës dhe dy herë rresht hendbollistja më e mirë e Kosovës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar…