Haradinaj: Të zhdukurit e luftës janë plaga jonë

30 gusht 2019 | 10:14

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është obligim i institucioneve shtetërore që të punojnë përditë, pa u ndalur, që ta zbardhin fatin e të pagjeturve.

Ai ka theksuar se të zhdukurit e luftës janë plaga jonë.

“Të zhdukurit e luftës janë plaga jonë më e madhe, që na përcjellë secilën ditë, tash e dy dekada. Sot, në nderim të tyre mora pjesë në ecjen solidarizuese dhe bëra homazhe te Obelisku i të pagjeturve të luftës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Është obligim i yni shtetëror që të punojmë përditë, pa u ndalur, që ta zbardhim fatin e tyre. Kosova nuk harron”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave me qëllim të interesit publik dhe duke…