Aderime të reja në Nismën Socialdemokrate në Prizren

30 gusht 2019 | 13:00

Në ambientet e selisë së Nismës në Prizren, kryetari i degës Zafir Berisha, kryetarja e gruas Albulena Balaj Halimaj dhe një pjesë e kryesisë së degës, i uruan mirëseardhje ekonomistes, Arbana Hajdaraj dhe një grupi të grave intelektuale.

Kryetari i degës, Zafir Berisha, duke i uruar mirëseardhje aderueseve të reja ka thënë se ardhja e tyre është vlerë e shtuar për subjektin e tyre politik.

Berisha ka thënë se Nisma është një mundësi e mirë për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë për një të ardhme të mirë dhe të ndritshme.

“Nisma Socialdemokrate është subjekt i vetëm i kthimit të shpresës së qytetarëve dhe në të njëjtën kohë të rreshtohesh përkrahë njerëzve si Zafir Berisha dhe Fatmir Limaj është nder dhe privilegj shumë i madh. Këta janë heronj të luftës dhe të paqes”, ka thënë Arbana Hajdaraj.

Kryetarja e gruas, Albulena Balaj-Halimaj, ka falënderuar Hajdarajn dhe aderueset e reja, duke i dëshiruar mirëseardhje, dhe duk iu ofruar mbështetje të plotë gjatë rrugëtimit të përbashkët politik.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me rastin…