Mustafa jep shenja se nuk do të ketë koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen

30 gusht 2019 | 13:55

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për mundësinë e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se nëse nuk bëhet tani koalicioni me LV-në, atëherë pas 6 tetorit do të ndodhë koalicioni me Vetëvendosjen.

“Nëse nuk bëhet tani koalicioni dëshirojmë që të mbetet hapësirë që të bëhet pas zgjedhjeve”.

“Unë besoj që është e mundshme dhe është gjithsesi e dobishme për vendin tonë. Nuk do të hyjmë me partner tjetër në zgjedhje përpos me Vetëvendosjen. Koalicion tjetër nuk do të bëjmë me asnjë subjekt tjetër. Nëse e bëjmë e bëjmë me Vetëvendosjen, nëse s’e bëjmë shkojmë vet dhe pastaj takohemi pas datës 6 tetor”, ka thënë Mustafa sot për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht angazhimit të sektorit privat në aftësimin e të rinjve…