Szczesny: Në garë për titull është edhe Interi

30 gusht 2019 | 14:13

Vitet e fundit ka qenë skuadra e Juventusit që dominoi në futbollin italian dhe konkurrenti i vetëm ishte Napoli.

Portieri i “Zonjës së Vjetër”, Tomasz Szczesny, parashikon një kampionat më interesant për faktin se në garë për titull sivjet do të jetë edhe Interi.

“Në vitet e fundit rivali ynë i vetëm ka qenë Napoli, prandaj ne presim me padurim të përballemi me të të shtunën në mbrëmje. Gjithsesi, sivjet edhe Interi është forcuar, ndaj gara pritet të jetë edhe më e bukur sesa në vitet e kaluara”, ka thënë Szczesny.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka dhënë sqarim lidhur…