DSHMS-ja e Gjakovës e para në Kosovë që mbështet fëmijët me diabet

30 gusht 2019 | 18:41

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunë e Gjakovës, të cilën e udhëheqë drejtoresha Adelina Shehu-Kola, së bashku me Farmacinë e QKMF-së e Komunës së Gjakovës, sot kanë realizuar një përkrahje të veçantë për familjet e kësaj komunë që kanë fëmijë të lindur me Diabet tip I (ose Diabet i paraqitur në moshën e hershme) duke ju siguruar aparate për matjen e glikemisë, ka bërë të ditur në rrjetin social në “Facebook” drejtoresha Shehu-Kola.

Këta fëmijë duhet të matin nivelin e glikemisë në gjak disa here në ditë dhe veç stresit me sëmundjen këto familje e kanë shumë sfiduese edhe koston financiare të përkujdesjes ndaj fëmijëve.

Me këto vendime inovative, humane ne po realizojmë politikën tonë sociale, shëndetësore në përkrahje të fëmijëve, nënave dhe familjeve tona. Kjo politikë e mbështetjes së rasteve të tilla e bënë komunën tonë të parën në Kosovë që ka një përkujdesje të tillë për këtë kategori dhe kjo përkujdesje do të vazhdojë çdo vit nga një aparat dhe gjatë një viti do t’i ndihmojmë edhe me traka për aparate ka shkruar ndër tjera drejtoresha Adelina Shehu-Kola. Siç dihet këtë drejtori e udhëheq PDK-ja, që është në koalicion në komunën e Gjakovës me AAK-në.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka bërë me dije…