Konjufca: LDK-ja mban përgjegjësi për moskrijimin e koalicionit

30 gusht 2019 | 18:59

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se LDK ka frikë nga një bashkëpunim me këtë lëvizje.

“Vetëvendosje është e sigurt që ne po hynim në një garë dhe listë të përbashkët me LDK që do të ishte fitore para zgjedhjeve, mirëpo refuzimi i LDK tregon se kush ka qenë i sinqertë”, ka thënë Konjufca për media.

“Kemi bërë gjithçka që është e mundur si LV. Nuk e kemi vendosur si kryeministër Kurtin në mënyrë të njëanshme. Kemi heq dorë nga bartja e listës dhe ia kemi dhënë që kryeministrin ta përcaktojë populli”.

Ai ka thënë se përgjegjësinë për moskrijimin e koalicionit në mes dy partive do ta bartë LDK-ja.

“Letra e Mustafës ishte mbyllje e derës për LV-në.  Kemi bërë gjithçka sepse ua kemi pasë borxh qytetarëve”.

“Ata nuk po na e pranojnë kandidatin tonë që ka shumë më shumë vota se Vjosa. Albin Kurti kishte 143 mijë vota kurse Vjosa  64 mijë vota. Edhe përkundër kësaj, thamë hajde këtë çështje le ta zgjidhin qytetarët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati për president të Maqedonisë Veriore, Blerim Reka, ka lavdëruar…