Katër koalicione parazgjedhore, PDK, LDK dhe LV garojnë veçmas

31 gusht 2019 | 00:19

Në orën 00:00 është mbyllur zyrtarisht afati për aplikim në KQZ nga ana e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se deri në këtë kohë kanë aplikuar katër koalicione.

“Është koalicioni VAKAT, AAK-PSD, Nisma-AKR-PD dhe PDS-NPK”, ka thënë Elezi.

Ai ka bërë me dije se periudha nga 27 gushti deri më 30 gusht ka vlejtur vetëm për koalicione.

“Për parti dhe kandidatë afati për aplikim është deri më 6 shtator”, ka thënë ai në konferencën për media.

Tri partitë politike PDK, LDK dhe LV shkojnë veçmas në zgjedhje dhe kanë afat për regjistrim në KQZ deri më 6 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, përmes një postimi në llogarinë…