Lë punën në medie, paguhet tri herë më shumë në ‘Instagram’ (Foto)

01 shtator 2019 | 16:11

Një 23-vjeçare nga Majami i ShBA-së ka punuar si gazetare, pasi ishte diplomuar në atë fushë, por kishte vendosur ta lërë atë punë dhe nuk është penduar, pasi vetëm duke postuar foto në “Instagram” ajo i ka të ardhurat tri herë më të larta.

Veç kësaj, modeluesja amerikane e quajtur Alexa Dellanos, tani ka mundësinë të shëtitë me të dashurin e saj të pasur në të gjitha vendet e bukura të planetit, dhe të ndajnë me botën fotot e tyre joshëse, me bikini dhe avionë privatë.

Modeluesja tani kërkon 5 000 dollarë për një postim me reklama në “Instagram”, duke thënë se në fillim i ishte dukur e pabesueshme që në rrjete shoqërore mund të fitojë të ardhura të mira. Por tani fiton pothuajse tri herë më shumë se rroga si gazetare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i prirë nga kryetari Albin…