Zyberaj: Nuk do të lejohet vizita e Vuçiqit në Kosovë

01 shtator 2019 | 17:30

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj paralajmërimeve se presidenti serb, Aleksander Vuçiq, mund ta vizitojë Kosovën para zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo vizitë është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës.

Sipas tij, Kosova nuk do të lejojë të ndodhë një skenar i tillë.

“Deklarata e presidentit serb Vuçiq së dëshiron të vij në Kosovë para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës dhe nuk mundëson fushatë zgjedhore dhe votim të drejtë tek komuniteti serb.  Agjenda e Beogradit dihet. Ne nuk do të lejojmë që ky skenar i Beogradit të ndikojë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe të pengojë qytetarët tanë që të votojnë të lirë. Në të njëjtën kohë edhe politikanët serbë që janë persona non-grata në Kosovë nuk do të lejohen të vizitojnë Kosovën”, ka shkruar Zyberaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati është takuar…