Veseli: Me qeverisjen time, rinia do ta gjejë perspektivën në Kosovë

01 shtator 2019 | 22:45

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar të dielën pasdite në Brod të Dragashit ku bashkë me shumë të rinj ka diskutuar për vizionin e qeverisjes së tij dhe mbështetjen që ka në vizion për rininë.

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, kandidati për kryeministër, Kadri Veseli ka thënë se do të punojë dhe krijojë mundësi punësimi për të rinjtë që ata të punojnë dhe të krijojnë familjet e tyre në Kosovë.

“Një ditë e bukur sot, në hijeshinë e bjeshkëve të Sharrit dhe në shoqërinë e këndshme të të rinjve në kampin veror në Brod të Dragashit. Në qeverisjen time, djemtë dhe vajzat e reja do ta gjejnë perspektivën në Kosovë, do të kenë punë këtu, do ta krijojnë familjen këtu dhe do t’i rrisin fëmijët e tyre këtu, në shtetin që meritojnë”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sioni ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Thuni,…