![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/fc-prishtina.jpg)
Besa ndihmon Prishtinën
12 shkurt 2018
| 17:38
Skuadra e Prishtinës ndeshjet zyrtare në sezonin pranveror do t’i zhvilloj në qytetin e Pejës, përkatësisht në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.
Më këtë rast skuadra kryeqytetase e ka falënderuar kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe kryesinë e Besës që në këto kohë të vështira po i hap dyert për skuadrën e Prishtinës. Në sezonin vjeshtor, Prishtina ndeshjet si vendas i zhvilloi në stadiumin e Feronikelit në Drenas.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)