Këta janë kandidatët e LDK-së për deputetë nga Ferizaj

02 shtator 2019 | 17:30

Kryesia e Degës së LDK-së në Ferizaj ka mbajtur të  hënën mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar nominimet për deputet nga radhës LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Kjo është  bërë me dije në faqen zyrtare të kësaj dege në “Facebook”.

Pas diskutimeve Kryesia e LDK-së në Ferizaj  ka vendosur qe kandidatë të nominuar për deputetë nga radhët e  kësaj  dege të jenë:

  1. Muharrem Svarqa
  2. Adem Salihaj
  3. Dardan Bibaj
  4. Imri Hashani
  5. Gezim Kokollari
  6. Saranda Musliu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije…