PShDK-ja i bashkohet LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit

02 shtator 2019 | 17:59

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PShDK), kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit për Kuvendin e Kosovës.

Lajmin për “Klan Kosovën” e ka konfirmuar Emanuel Demaj, sekretar i përgjithshëm i PShDK-së.

Sipas Demaj, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës brenda listës së përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës do t’i ketë tre kandidatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë politike, garuese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, zotohen…