Limaj: Nisma dhe AKR-ja do të jenë befasia e këndshme e këtyre zgjedhjeve

02 shtator 2019 | 23:46

Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR, lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin e Fidan Jupollit në T7 ka theksuar se më 6 tetor do të kërkojë votën e qytetarëve për kryeministër.

Ai ka thënë se Nisma në këto zgjedhje shkon për një garë fer.

Limaj ka deklaruar se Nisma do të jetë partner i qeverisjes së ardhshme.

I pyetur se a ka Nisma marrëveshje me LDK-në për formimin e qeverisë së ardhshme, Limaj ka pohuar se si subjekt politik kanë marrdhënie të mira me të gjitha partitë, përfshirë edhe LDK-në.

Ai ka thënë se koalicioni Nisma-AKR ka hyrë në këto zgjedhje për të fituar, dhe presin verdiktin e qytetarëve më 6 tetor.

Limaj ka thënë se koalicioni Nisma-AKR është koalicion i ndërtuar natyrshëm.

Ai ka thënë se Nisma dhe AKR-ja kanë për të qenë befasia e këndshme e këtyre zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, përmes…