10 nxënës nga Drenasi do të marrin pjesë në kampin veror në Gjermani

03 shtator 2019 | 11:17

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se arsimi në këtë komunë ka marrë mbështetje nga Finlanda, Gjermania dhe Austria.

Në kuadër të kësaj mbështetje, Lladrovci ka thënë se në këtë muaj mësimdhënës nga Finlanda do të mbajnë mësim në shkollat e Drenasit.

“Mbështetje për arsimin në Drenas nga Finlanda, Gjermania dhe Austria. Në shtator, mësimdhënës nga Finlanda mbajnë mësim në shkollat tona. Në shtator 10 nxënës nga Drenasi marrin pjesë në kampin veror në Gjermani”, ka thënë Lladrovci pas takimit me koordinatoren e projektit arsimor Gjermani – Kosovë, Kerstin Zielosko-Labonte nga Gjermania, si dhe shefen e Zyrës Ndërkombëtare të projekteve Erasmus+, Marina Grogger nga Salzburgu i Austrisë.

Më tutje, Lladrovci ka thënë se me zyrtaret gjermane dhe austriake kanë diskutuar për arsimin në Drenas, për format e mbështetjes dhe të bashkëpunimit.

“Të dy zyrtaret dhe njohëset e thella të fushës së arsimit dhe të reformave në arsim ma ofruan mbështetjen e tyre për shkollat tona”, ka thënë Lladrovci.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miles Teller është një burrë i martuar! Aktori 32-vjeçar është…