Drita ‘blindon’ Bujar Shabanin

03 shtator 2019 | 12:23

Skuadra e Dritës nga Gjilani e ka “blinduar” mesfushorin Bujar Shabani duke rinovuar kontratën deri në vitin 2023.

“Sot në ambientet e klubit tonë është arritur marrëveshja e vazhdimit të bashkëpunimit deri në vitin 2023 me njërin prej mesfushorëve më të mirë në vend, Bujar Shabanin. Marrëveshja është zyrtarizuar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i klubit njëherit edhe drejtor sportiv, Valon Zymberi”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjilanase.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, në orën 17:00…