NATO-ja mbështet përpjekjet amerikane për paqen në Afganistan

03 shtator 2019 | 17:34

NATO-ja mbështet plotësisht përpjekjet e ShBA-së, për të arritur një marrëveshje paqeje me talibanët, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

“Diskutim i shkëlqyeshëm me sekretarin Pompeo, mbi çështjet aktuale të sigurisë. NATO-ja mbështet plotësisht përpjekjet për të arritur paqen në Afganistan. Unë dënoj sulmet e fundit të tmerrshme dhe NATO-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur forcat afgane”, ka shkruar Stoltenbergu në llogarinë e vet në “Twitter”.

Takimi Stoltenberg-Pompeo është bërë në kohën kur Shtetet e Bashkuara synojnë që përmes një marrëveshjeje me talibanët, t’i japin fund luftës 18 vjeçare në Afganistan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, e ka bërë…