Haziri: LDK-ja e PDK-ja dallojnë si nata me ditën (Video)

04 shtator 2019 | 00:10

Shefi i Shtabit të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti ka hyrë në proces të përgatitjes për zgjedhjet e 6 tetorit.

“LDK ka ndërtuar mobilizimin e brendshëm që të jetë e përgatitur për konkurrim ndaj partive dhe koalicioneve të konfirmuara”, ka thënë Haziri në një debat në  “Klan Kosova”.

Sa i përket rivalitetit me PDK-në, ai ka thënë se me ta dallojnë shumë.

“LDK-ja me PDK-në dallon si nata me ditën. Jo për shkak të ‘background’ por për shkak të politikave që kemi që janë të dallueshme. Dikush mund të thotë se nata dhe dita e bëjnë 24 orëshin, por janë rivale politike. Mendoj hilja politike e PDK-së ka marrë fund që është përdorë ndaj LDK-së që të kapitalizohet që proceset e mëdha të mbyllet dhe që LDK të del si parti e pabesueshme para njerëzve”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të…