Kapen 350 kilogramë kokainë e pastër në Selanik

04 shtator 2019 | 10:45

Një sasi prej të paktën 350 kilogramë kokainë e pastër është sekuestruar sot paradite prej Departamentit të anti drogës greke, në bashkëpunim me DEA-n amerikane në portin e Selanikut.

Sipas informacioneve të para, sasia e drogës ishte fshehur në një kontejner me banane, i mbërritur në portin e Selanikut me një anije konteinerësh nga Kolumbia.

Organet greke të sigurisë ishin informuar për mbërritjen e sasisë së drogës dhe pasi e lanë kontejnerin në ruajtje për disa ditë, ndërhynë duke sekuestruar ngarkesën.

Ende nuk dihet nëse lënda narkotike kishte destinacion Greqinë, apo ndonjë shtet tjetër.

Burime policore kanë thënë se kokaina ishte e markuar dhe e paketuar me simbolin e organizatës Chali të Kolumbisë.

Një ngarkese e ngjashme ishte sekuestruar në Maltë para disa muajsh, por edhe ne Selanik një muaj më parë. Hetimet vazhdojnë, për gjetjen e porositësve të drogës. /Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arijeta Selimi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje! Lajmin e ka…