Largohen mbeturinat nga deponia ilegale në Llapushnik të Drenasit

04 shtator 2019 | 10:53

Komuna e Drenasit ka njoftuar banorët e fshatit Llapushnik se gjatë muajit të kaluar është bërë pastrimi i deponisë ilegale në këtë fshat, ku janë larguar të gjitha mbeturinat e amvisërisë dhe atyre inerte të një hapësire mjaft të madhe.

Sipas njoftimit të kësaj komune, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë këtë vit ka identifikuar dhe larguar dhjetëra deponi ilegale për të pasur një ambient sa më të pastër.

“Ndaj Komuna e Drenasit u bënë thirrje gjithë qytetarëve që të mos hedhin mbeturinat në mjedis, të kundërtën do të gjobiten sipas ligjeve”, ka njoftuar Komuna e Drenasit, e cila drejtohet nga Ramiz Lladrovci.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 1300 fluturime janë anuluar për shkak të uraganit “Dorian”,…