Një substancë misterioze zbulohet në Hënë

04 shtator 2019 | 10:59

Të habitur nga zbulimi, ekipi i kontrollit të roverit kinez “Iutu-2” ka thirrur ekspertët dhe shtyrë kërkimin e planifikuar, për një ekzaminim më të detajuar të një materiali të çuditshëm në Hënë.

Sonda “Chang’e-4”, e nisur më 7 dhjetor 2018, ka qenë në hemisferën jugore që nga 3 janari 2019.

Në mes të një misioni shkencor të vazhdueshëm, roveri “Iutu-2” ka zbuluar një material të çuditshëm në Hënë.

Sipas “Daily Express”, një nga shkencëtarët kinezë ka vënë re fotografi të pazakonta të bëra me kamerën kryesore të roverit, duke treguar një krater të vogël, i mbushur pjesërisht me një substancë të pashpjegueshme, ku ngjyra dhe shkëlqimi raportohet se janë të ndryshme nga mjedisi rrethues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjaftojnë 24 orë pas vendosjes së tyre në gjendjen e…