Daka: Zgjedhjet e parakohshme janë sfiduese për shkak të afateve kohore

04 shtator 2019 | 14:47

Procesi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit do të jetë një sfidë për Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shkak të aftit të shkurtër kohor, kështu ka deklaruar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ajo ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me të gjithë aktorët tjerë do të mundohet të krijojë një ambient të sigurt, të qetë për të gjithë ata që kanë të drejtë vote dhe të cilët dëshirojnë të votojnë më 6 tetor.

“Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të duhej të mbaheshin prej 4 deri në 6 muaj. Tani ne i kemi pasur vetëm 40 ditë, duke llogaritur edhe ditën kur janë shpallur zgjedhjet dhe kjo natyrisht kërkon që të gjitha afatet e parapara me ligj të shkurtohen. Këto afate të shkurtra janë sfidë edhe për ne edhe për të gjithë akterët e zgjedhjeve, siç janë edhe subjektet politike, sepse të gjitha afatet që kishin me qenë të gjata, tani janë të shkurtuar dhe të gjithë duhet të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Për KQZ-në kjo është një sfidë, por me siguri se do të kalojmë”, ka theksuar Daka, duke shtuar se procesi zgjedhor do të vëzhgohet nga një mision i Bashkimit Evropian si dhe shoqëria civile në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për…