Mbi 33 mijë persona janë larguar nga lista votuese

04 shtator 2019 | 16:38

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është bërë me dije se lista preliminare e votuesve në Kosovë është 1 972 466 votues.

Po ashtu në këtë mbledhje është bërë me dije se 33 mijë e 791 emra të votuesve janë larguar nga lista votuese, të cilët kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Enis Halimi, kryeshef ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, ka thënë se nga 30 gushti kur edhe ka nisur aplikimi për regjistrim për votuesit jashtë vendit deri tani kanë pranuar 4 977 aplikacione.

Ndërsa Yll Buleshku, drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, ka thënë se deri në këtë periudhë nuk ka kandiduar për certifikim asnjë subjekt politik dhe as ndonjë kandidat i pavarur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U17 në futboll ka shënuar fitore në…