Ilir Ibrahimi: Senatorët e vulosën qëndrimin amerikan për pritshmëritë në kontestin Kosovë-Serbi

04 shtator 2019 | 16:46

Për vizitën dhe mesazhin e senatorëve amerikan ka folur të mërkurën profesori i qeverisjes amerikane, Ilir Ibrahimi.

Ai ka thënë se senatorët amerikanë e kanë vulosur qëndrimin amerikan për pritshmeritë e administratës amerikane në kontestin Kosovë- Serbi.

Ibrahimi ka thënë se përkrahja amerikane ekziston nga dy krahët politik, republikan dhe demokratik.

Sipas tij, është e turpshme që klasa politike kosovare nuk arrin ta ndërtojë një konsensus për të dëshmuar se është partner i denjë ndaj një miku të dëshmuar.

“Senatorët amerikanë sot e vulosën qëndrimin amerikan për pritshmëritë e administratës amerikane në kontestin Kosovë- Serbi. Zërat injorantë e shpesh edhe dashakeqës se gjoja ‘qarqe të caktuara brenda administratës Trump e paskan një plan konspirativ’ sot u demaskuan. Përkrahja amerikane fatmirësisht ka ekzistuar në të dy krahët politik. Këtë e dëgjuam edhe sot nga dy senatorë; nga dy parti të ndryshme. Nëse ka pasur dhe ka një konsensus dhe bashkëdyzim në administratën amerikane për Kosovën, është turp, bile kam frikë edhe më shumë se turp që klasa politike kosovare nuk arrin ta ndërtojë një konsensus për të dëshmuar se është partner i denjë ndaj një miku të dëshmuar”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë gjashtë të…