Nis takimi i Haradinajt e Ahmetit me degët e AAK-së dhe PSD-së

04 shtator 2019 | 16:48

Ka filluar mbledhja e kryetarëve të degëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në të cilën po merr pjesë edhe lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, si dhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, me të cilin partia e Haradinajt ka nënshkruar koalicion.

Temë e këtij takimi pritet të jenë detyrat e secilës degë të partisë për aktivitetet parazgjedhore pastaj organizimi dhe mobilizimi i strukturave për fushatë në rrjete sociale si dhe përgatitjet e koalicionit parazgjedhor për tubimin e përbashkët që do të mbahet më 7 shtator në kryeqytet.

Pas kësaj mbledhje është caktuar edhe konferenca për medie në të cilën do flasin të dy kryetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për vizitën dhe mesazhin e senatorëve amerikan ka folur të…