Thaçi: Mbështetja e ShBA-ve është unike

04 shtator 2019 | 18:51

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka takuar sot senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy.

Thaçi ka shkruar në faqe e tij zyrtare në “Facebook” se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët ndaj dhe ashtu kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut.

“Sot zhvillova një takim përmbajtjesor me miqtë e Kosovës, senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët. Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në NATO, BE dhe OKB. HTH (Foto nga arkivi)”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahas shpenzimeve të luksit, si jahtet, avionët privatë, etj, të…