Kandidatët për kryeministër të përmbahen nga manipulimet

05 shtator 2019 | 09:04

Politologu Belul Beqaj u ka bërë thirrje kandidatëve për kryeministër që të përmbahen në premtimet parazgjedhore.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka deklaruar se premtimet joreale të subjekteve politike e bastardojnë fushatën.

Ai ka vlerësuar se mashtrimet gjatë fushatës mund t’u kthehen bumerang partive.

Sipas Beqajt, kandidatët për kryeministër dhe deputetët duhet të përmbahen nga manipulimet dhe lajthitjet.

Ai ka shfaqur drojën e tij se edhe kjo fushatë do të përfshihet nga premtimet populiste.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot stërvitjet me intensitet të…