Ambasadori i ri britanik dorëzoi kredencialet te presidenti Thaçi

05 shtator 2019 | 11:26

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, sot ka prezantuar kredencialet te presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Me këtë rast ambasadori Abbott ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë lidhje të thella miqësie dhe bashkëpunimi të farkëtuara në kohërat më të vështira.

Ai ka thënë se do të vazhdoj punën e paraardhësve të tij për të ndihmuar në reformimin dhe modernizimin e institucioneve të Kosovës.

“Jam i lumtur që kam prezentuar Letrën time Kredenciale te Presidenti Thaçi. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë lidhje të thella miqësie dhe bashkëpunimi, të farkëtuara në kohërat më të vështira. Mezi pres të zhvilloj dhe forcojë marrëdhëniet tona me popullin e Kosovës, dhe të vazhdoj punën e paraardhësve të mi për të ndihmuar në reformimin dhe modernizimin e institucioneve, dhe demokracisë së Kosovës, dhe për të inkurajuar dhe mbështetur ata që janë brenda sistemit dhe të cilët po luftojnë korrupsionin dhe nepotizmin”, ka deklaruar Abbott.

Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që kishte lidhur marrëdhënie diplomatike pasi Kosova shpalli pavarësinë në shkurt 2008.

Nicholas Abbott është ambasadori i pestë i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson, dështoi të sigurojë votat për ta…