Begaj: Policia e Kosovës, krenaria jonë

05 shtator 2019 | 11:39

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Malishevë të mërkurën i ka mbajtur dyert e hapura për qytetarë.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi dhe shefja e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi, e kanë vizituar Stacionin Policor në Malishevë, ku janë pritur nga komandanti i stacionit, kapiteni Azem Krasniqi dhe zyrtarët e tjerë policorë.

Kryetari Begaj në emër të qytetarëve të Malishevës ka uruar Policinë e Kosovës për 20-vjetorin e themelimit. “Në emër të Komunës së Malishevës, qeverisë komunale dhe në emrin tim personal, ju uroj për këtë ditë, përkatësisht 20-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës. Ju jeni krenaria jonë, pasi me punën dhe angazhimin e juaj, jeni duke krijuar siguri për qytetarët pa dallim”, ka thënë Begaj. Më tutje, ai ka thënë se është krenari dhe nder i madh t’i shërbesh vendit.

Ndërsa komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, pasi ka falënderuar kryetarin Begaj për vizitën, ka thënë se policia është në shërbim të qytetarëve.

“Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe jemi duke u munduar që detyrën tonë në shërbim të vendit, ta kryejmë në mënyrën më të mirë të mundshme, me qëllim të mbajtjes së një ambienti dhe situate të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka thënë Krasniqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me…