LDK-ja nesër publikon listën e kandidatëve për deputetë

05 shtator 2019 | 12:59

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Besian Mustafa, ka thënë për “Klan Kosova” se sot është diskutuar vetëm draft-lista e kandidatëve të mundshëm për deputetë që do të garojnë në zgjedhje e parakohshme.

Sipas tij, lista përfundimtare pritet të publikohet nesër (e premte) kur është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ.

Ai ka theksuar se në lista nuk do të ketë persona të dënuar, derisa nuk ka treguar nëse do të ketë persona me aktakuzë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë pajtuar…